TIRANË- Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për Jozefin Markun, një personazh i reality shoë, i cili u përfshi në një episod të dhunshëm me Eduard Kuçin. Më 9 shtator Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën arrest shtëpie për Jozin, por ky i fundit e ankimoi dhe Apeli ia lehtësoi në detyrim paraqitje.
Në arrest shtëpie ishte lënë edhe shoku i tij Kristjan Nikolli, i cili drejtonte Land Roverin me të cilën i zunë pritë Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit.
Grupi i Jozefin Markut e ndaluan makinën McLaren të Eduart Kuçit të kamufluar si polici me fenelina dhe duke i nxjerrë tabelën. Aty nisën ta godasin, ndërsa Marku i kërkoi të ulet në gjunjë e t’i kërkojë falje.
E gjitha nisi pasi Eduart Kuci, e ofendoi në rrjetet sociale. Të dy janë bërë të njohur për pjesëmarrjen në reality shou, spektakle që janë bërë shkak edhe për përplasjen mes tyre.
Ngjarja mori përmasa virale në rrjetet sociale pas shpërndarjes së videos që njerëzit e Jozefin Markut e filmuan për të ulur imazhin publik të Kuçit.
Jozefin Marku u arrestua më 5 shtator në shtëpinë e shokut të tij në Lezhë dhe dyshohet për 5 vepra penale, pengmarrje, plagosje e lehtë, kanosja e deri te mbajtja pa të drejtë e uniformës dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private. 2 persona u shpallën në kërkim, ndërsa të tjerë akoma nuk janë identifikuar.









Komente
Komento