Balla: Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani! SPAK të veprojë me drejtësi

29 Shtator 2026 | 13:34

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duke i cilësuar ato si tregues të ecurisë së reformës në drejtësi.

Balla u ndal edhe te fenomeni i korrupsionit, duke argumentuar se ai ekziston edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se rëndësi ka funksionimi i institucioneve që hetojnë dhe çojnë çështjet deri në fund.

“Çështja tjetër lidhet me ecurinë e reformës në drejtësi. Të gjitha këto ngjarje që ndodhin janë një… duhen parë si kulmime pozitive të reformës në drejtësi. Korrupsioni ekziston. Korrupsioni ekziston kudo, ekziston edhe në Gjermani, ekziston edhe në Itali, edhe në vende të tjera po flas për vende themeluese të Bashkimit Evropian.

E rëndësishme është që ne sot kemi institucione të drejtësisë të cilat hetojnë, të cilat i shkojnë deri në fund hetimeve. Dhe apeli im për të gjitha ngjarjet dhe për të gjitha rastet është që SPAK-u dhe drejtësia të veprojnë me drejtësi dhe të painfluencuara nga asnjë ndikim politik”, deklaroi Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla: Me europarlamentarët folëm për Zvërnecin, i qëndrojmë projektit tonë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për investimin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se projekti duhet të vijojë për...
13:16 | 29/09/2026

Balla për arrestimin e Vlora Hysenit: PS nuk është avokate e askujt

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet nga SPAK. Duke...
13:11 | 29/09/2026

Salianji: Më duan larg parlamentit, Kushtetuesja e ka marrë vendimin! Do e çoj çështjen në Strasburg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përpara vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për çështjen e tij, duke pretenduar se vendimi është marrë paraprakisht dhe...
11:20 | 29/09/2026