Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Dhunoi Eduart Kuçin dhe e “reklamoi” në rrjet, Apeli nxjerr nga shtëpia Joz Markun (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi Eduart Kuçin dhe e “reklamoi” në rrjet, Apeli
Ilustrim: Eduart Kuçi dhe Jozefin Marku

Gjykata e Apelit ka marrë sot një tjetër vendim për këngëtarin Jozefin Marku, i cili u vu në arrest shtëpie në lidhje me dhunimin ndaj personazhit të njohur në rrjet, Eduart Kuçit.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ditën e sotme Apeli ka zbutur masën e sigurisë, duke caktuar detyrim paraqitje për Joz Markun, i cili prej 9 shtatorit e deri më tani ka qenë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se artisti Jozefin Marku, i njohur gjerësisht si Jozi u vu në pranga nga shërbimet e Policisë së Shtetit menjëherë pas pamjeve të dhunës që rrodhën gjerësisht në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Bashkë me Jozefin Markun, është shoqëruar dhe një shtetas tjetër i cili në pamjet e dhunës ndaj shqiptarit të Kosovës, Eduart Kuçi, dallohet me tabelën "STOP Policia" dhe në një moment heq dhe maskën.

Gjithashtu shërbimet e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën e autostradës Thumanë-Kashar, pranë mbikalimit, ku një grup të rinjsh nga Fushë Kuqja kanë ndaluar Eduart Kuçin dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth fundjavës ose në fillim të javës së parë të shtatorit, në një pjesë të autostradës Thumanë-Kashar, ndërsa shkak mendohet të jetë bërë sharja e këngëtarit në rrjetet sociale nga Eduart Kuçi.

Më 4 shtator, u njoftua se edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut dhe kërkon arrestimin e tij, duke njoftuar të gjitha stacionet policore brenda Kosovës, që sapo këngëtari të shkelë atje, të ndalohet menjëherë.

Dhunimi i Kuçit nga Joz Marku dhe shokët e tij shkaktoi reagime të forta për shkak të mënyrës sesi kishte ndodhur; ku janë përdorur mjete si të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, tabela dhe fenelina policie, si dhe maska.

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Kristjan Nikolli, për dhunimin e Eduart Kuçit, policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit.

Mësohet se Kuçi pas dhunimit në afërsi të mbikalimit të Rinasit, nuk e ka denoncuar në polici sulmin fizik ndaj tij. I riu nga Kosova, raportohet se para hetuesve ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë dhe vetëm një bllokim rruge.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese