Të paktën 14 persona humbën jetën në një zjarr që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në Rusinë qendrore, raportuan mediat shtetërore ruse, duke iu referuar shërbimeve të emergjencës. Pamjet video të publikuara nga transmetuesi shtetëror RT tregonin shkëndija të ndritshme që dilnin nga një grumbull rrënojash që lëshonin tym. "Numri i viktimave nga zjarri në fabrikën e fishekzjarrëve në rajonin e Jarosllavlit ka shkuar në 14, ndërsa një person ka mbetur i plagosur," raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Emergjencave të Rusisë. Incidenti ndodhi në fshatin Kubrinsk, rreth 100 kilometra në veri të Moskës, bëri të ditur TASS. Zjarret me pasoja fatale janë të shpeshta në Rusi dhe zyrtarët shpesh i lidhin ato me standardet e dobëta të sigurisë. Prokuroria rajonale njoftoi se ka nisur një hetim lidhur me shkeljet e rregullave të sigurisë industriale.