Tennessee do të ekzekutojë një grua për herë të parë pas 200 vitesh, pasi kërkesa e saj për falje u refuzua nga guvernatori i shtetit. Christa Pike ishte 18 vjeçe kur vrau Colleen Slemmer, shoqen e saj të klasës, në vitin 1995. Pike dhe i dashuri i saj u shpallën fajtorë për këtë vrasje të rëndë dhe ajo u bë një nga gratë më të reja që u dënua me vdekje. Tani 50 vjeçe, ajo pritet të ekzekutohet të mërkurën.