Nga një prej vendeve më të izoluara të Europës, në një destinacion që vitin e kaluar priti rreth 12 milionë vizitorë të huaj. Kryeministri Edi Rama foli në Bruksel për transformimin turistik të Shqipërisë, ku tha se vitin e kaluar vendi priti 12 milionë të huaj, nga rreth 2 milionë viiztorë që numëroheshin kur Shqipëria nisi këtë rrugëtim.
“Objektivi ynë është bota, se po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim transformues, numëronim 2 milionë turistë dhe kjo shifër përfshinte edhe zyrtarët që bënin numërimin, se çdo shqiptar që hynte e dilte në vend ishte pjesë e kësaj shifre. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Vitin e kaluar, 12 milionë të huaj. Mes tyre, japonezë, amerikanë, amerikano-latinë, kinezë, izraelitë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, tha Rama.
Rama tha se rritja e numrit të vizitorëve po i jep Shqipërisë mundësinë të ndryshojë edhe imazhin me të cilin është identifikuar për vite me radhë jashtë vendit.
“Jemi në një situatë kryekëput ndryshe, mund t’i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë, përtej stereotipeve që na kanë ndjekur për një kohë të gjatë. Kur Kroacia ishte destinacion për europianët, ne ishim vendi më i izoluar në Europë, ishim Koreja e Veriut e Europës. Nga ana tjetër, jo vetëm kaq, por pasi dolëm nga ai ferr, u përballëm me stereotipe shqetësuese. Synimi ynë? Bota”, vijoi Rama.
Siguria, mikpritja, ushqimi, detet e kristalta dhe relievi i larmishëm malor janë, sipas Ramës disa prej arsyeve që Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga anë e mbanë botës.
“Ajo që kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është që, në fund të fundit, për të ndryshuar vendin, duhet të ndryshosh vetveten. Është një nga vendet më të sigurta, ku cilësia e diellit është shumë më e lartë se në Bruksel. Kemi ushqim të shijshëm, njerëz mikpritës dhe, në një hapësirë mjaft të vogël brenda këtij perimetri tonë, kemi dy dete, të gjitha llojet e maleve. Ka kaq shumë larmi, saqë brenda një jave mund të përjetosh kaq shumë gjëra. Jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se tashmw Shqipwria synon turizmin luksoz.
Lajmi në përditësim....












Komente
Komento