U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

29 Shtator 2026 | 13:55

Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg për dy të arrestuarit për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Orest Balla dhe Edison Korra kanë dhënë deklarime të ndryshme ku i pari thotë se janë orientuar nga dikush tjetër për të marrë një porosi por nuk kanë qenë në dijeni sipas tyre se për çfarë bëhej fjalë dhe e kanë bërë në mirëbesim

Orest Balla, që dyshohet se ka kontaktuar me Dukën duke u hequr si Taulant Balla ku i kërkon 100 mijë euro në kriptovaluta, ka deklaruar se ishte kontaktuar përmes Instagramit nga një person i panjohur i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të një komunikimi me një tjetër person. Balla ka treguar se më pas një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit ai kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, që në fakt rezultonte të ishte një agjent policie i infiltruar pasi presidenti i FSHF-së kishte bërë menjëherë kallëzim.

Balla ka mohuar gjithashtu se e njihte më parë të arrestuarin tjetër, Edison Korrën. Ndërsa Korra ka pretenduar se ishte kontaktuar pikërisht nga Orest Balla, në një lokal, dhe se ky i fundit i kishte kërkuar të merrte një porosi. Dyshohet se komunikimi me Armand Dukën përmes aplikacionit “Signal” është kryer nga një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar. Si kreu i kësaj skeme mashtrimi, grupi hetimor ka dyshime se qëndron Florian Gjergji, person i shpallur në kërkim edhe më herët nga policia, për shkak të veprime të ngjashme më herët ndaj personave të tjerë.

Pas kallëzimit të Dukës në polici u organizua puna për identifikimin, gjurmimin dhe vënien në pranga të 24 dhe 23 vjeçarit. Të rinjtë që dyshohet se veprojnë bashkë me persona të tjerë, pranuan që të merrnin në dorëzim edhe paratë cash duke lënë si pikë takimi parkun e autobusave në Elbasan. Në këtë dorëzim të kontrrolluar agjentët civil ndërhynë duke i prangosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë pranë zonës së Urës së Farkës, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një personi....
12:48 | 29/09/2026

Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

Një shpërthim i fortë është regjistruar këtë të martë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dhe raportohet për...
12:46 | 29/09/2026

Të shtëna me armë në një operacion antidrogë në Qafshtamë

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të martë gjatë një operacioni të zhvilluar në Qafshtamë të Krujës. Mësohet se po zhvillohet një operacion kundër...
12:18 | 29/09/2026