Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
29 Shtator 2026 | 13:58

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin në Bruksel. Ramë gjatë fjalës së tij u shpreh se numri i turistëve në vendin tonë po rritet çdo vit. Ai gjithashtu shtoi se aeroporti i Rinasit ka lënë pas aeroportet e tjera të rajonit teksa përmendi atë të Beogradit.

Ai foli edhe lidhur me planet për të hapur një aeroport sezonal në jug teksa shtoi se po punohet për të vënë në punë atë të Kukësit. Lidhur me investimet në vendin tonë, Rama u shpreh se kjo është tentativë për të sjellë në Shqipëri edhe turistë që harxhojnë edhe më shumë duke i cilësuar si turistë më “luksozë” dhe jo vetëm turistë me të ardhura të mesme.

“Objektivi ynë është bota, se po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim transformues, numëronim 2 milionë turistë dhe kjo shifër përfshinte edhe zyrtarët që bënin numërimin, se çdo shqiptar që hynte e dilte në vend ishte pjesë e kësaj shifre. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Vitin e kaluar, 12 milionë të huaj. Mes tyre, japonezë, amerikanë, amerikano-latinë, kinezë, izraelitë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, tha Rama.

“Ne nuk kemi infrastrukturën me te mirë në botë. Kemi një aeroport që është më rritjen më të shpejtë në Evropë. I kemi lenë fqinjët pas për të pestin ose gjashtin vit. Kemi lenë pas aeroportin e Beogradit. Tani do te hapim një aeroport të ri në Vlorë, po punojmë për një aeroport tjetër sezonal në jug. Është një i katërt në zonën malore, por nuk po punon ashtu siç do donim”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, reagon policia: U qëllua në ajër për të larguar rrezikun nga kafshët

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë...
14:24 | 29/09/2026

PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura...
14:19 | 29/09/2026

Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin foli edhe lidhur me investimet në Zvërnec dhe në ishullin e...
14:12 | 29/09/2026