web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do të kemi aeroport edhe për flamingot"/ Rama në Bruksel: Po investojmë në turizmin luksoz

29 Shtator 2026, 13:57, Politikë CNA

"Do të kemi aeroport edhe për flamingot"/ Rama në

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin, që po zhvillohet në Bruksel. Rama, në një intervistë me Maria Tadeo, foli lidhur me zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri. 

Ai u shpreh se sot Shqipëria pret miliona turistë çdo vit, të cilët e zgjedhin vendin për mikpritjen, ushqimin, klimën dhe shumë elementë të tjerë.

“Kur Kroacia ishte destinacion për shumë europianë, ne ishim Koreja e Veriut e Europës. Tani ka ardhur radha jonë e synimi ynë është bota. Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar është se për të ndryshuar emrin duhet të ndryshosh vetveten. Është një vend ku cilësia e diellit është shumë më e lartë se e Brukselit. Ke ushqim të shijshëm, njerëz mikpritës, kemi dy dete, 9 lumenj. Ka kaq shumë larmi sa brenda një jave mund të përjetosh kaq shumë gjëra. Kur nisëm këtë udhëtim transformues numëronim 2 milionë turistë dhe këtu përfshihenin edhe zyrtarët që bënin numërimin. Pararendësi im ishte turist kur vinte në Shqipëri. Vitin e kaluar përfunduam me 12 milionë turistë nga e gjithë bota, një turmë shumë e larmishme”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, Rama në intervistë, ndau edhe planet për ndërtimin e disa aeroporteve të tjera në Shqipëri. Kreu i qeverisë foli edhe për investimin në Zvërnec, ndërsa theksoi rëndësinë e investimit luksoz në Shqipëri dhe rritjen e të ardhurave.

“Për të pestin e të gjashtin vit i kemi lënë pas fqinjët tanë, si aeroportin e Beogradit, flasim për kohën kur ishim ende një aeroport i vogël. Do të hapim një aeroport të vogël në Vlorë dhe po punojmë për një aeroport sezonal në jug dhe një i katërt është në zonën malore, por nuk po funksionon siç duhet. Ne do të kemi aeroport edhe për flamingot. Po të investojmë në turizmin luksoz ne ulim trysninë mbi vendin dhe marrim më shumë mbrapsht. Prandaj po investojmë për të sjellë investues që sjellin turizmin luksoz. Kemi çdo markë hotelerie. Në projektin e madh që presim të çojmë përpara me vlerësimin në mjedis dhe projektin kemi një sërë markash të mëdha që kanë nënshkruar dhe do të vijnë. Po përgatitemi të sjellim investimin më të madh në Europë që shtrihet në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec që kap vlerën e 6 miliardë eurove”, u shpreh kreu i qeverisë. /CNA





Lajmet e fundit nga