EKONOMI & MJEDIS /

Protestat e qershorit, Ibrahimaj: Pjesëmarrja e lartë, dëmtoi klimën e biznesit në Shqipëri

Shkruar nga Versus

Protestat e qershorit, Ibrahimaj: Pjesëmarrja e lartë, dëmtoi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për mediat teksa foli për klimën e biznesit në Shqipëri, tha se gjatë muajit gusht kishte patur një nivel rritje.

Por tha se në muajin qershor, pati një rënie të besimit të biznesit për shkak të protestave masive që përfshinë vendin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

“Padiskutim që ngjarjet që kanë ndodhur në muajt e fundit sidomos ato në qeshor kur protesta ishte në një nivel numrash më të lartë, pati një ndikim qoftë në besimin e biznesit qoftë në ecurinë. Nga informacioni që kemi marrë në muajin qershor ka patur një nivel të lartë anulimi të rezervimi të turistëve dhe lidhet edhe me tregtinë, me transportin. Pa diskutim që në atë muaj ka patur një lëkundje të besimit të biznesit, sigurisht që ka ardhur duke u rikuperuar”- tha Ibrahimaj. Versus.al

 

 

Poll