
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot për mediat se nuk mund të komentonte dosjen e skandalit të SHISH pasi gjykata kishte dhënë urdhër që të mos publikohen dokumentet sekrete, ndërsa shtoi se edhe rrjedhja e bisedave mes Vlora Hysenit e Ergys Agasit, duhet të hetohet nga SPAK.
“Kam besim se SPAK do të hetojë edhe rrjedhjen e informacioneve që dëmtojnë procesin e drejtë të pandikuar të një drejtësie të pavarur. Nga ju kam lexuar që ka një vendim të GJKKO për të shpallur të gjitha ato dokumente sekrete, prandaj nuk komentoj asgjë”- tha Balla.
I pyetur nëse PS kishte përgjegjësi politike të tilla pas 13 vitesh në pushtet, Balla tha se ka raste shkelje besimi që numërohen me gishtat e dorës.
“13 vite në pushtet pasi ke patur qindra mijëra emërime, mund të ketë dhe me gishta që kanë shkelur besimin, le të përballen me drejtësinë”- shtoi ai. Versus.al

