SYRI TV/ Maliq bojkotoi mbledhjen e këshillit, banorët: Ndihemi të tradhtuar nga Topçiu

13:46, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tradhtuar ndihen banorët e Maliqit nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu, i cili të hënën nuk shkoi në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku u votua kundër shkrirjes së bashkisë. Të pyetur nga syri televizion, banorët e Maliqit shprehen se nuk është në interesin e tyre shkrirja e bashkisë, ndërsa apelojnë që kjo të mos ndodh.

Syri tv

Banorët ndihen të tradhtuar nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu, të cilit  prej 7 mandatesh i japin votën. Ata thonë se ai duhet të ishte në mbledhjen e këshillit bashkiak, dhe të kundërshtonte projektin e Partisë Socialiste për shkrirjen e bashkisë.

Vet banorët e Maliqit thonë se shkrirja e bashkisë duke u kthyer në njësi administrative të Korçës, do të sjellë pasoja të rënda për komunitetin.

Një ditë më parë, me 21 vota, këshilli bashkiak i Maliqit votoi kundër planit të mazhorancës për shkrirjen e bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco