Ferrari reagon zyrtarisht në lidhje me të ardhmen e Shefit aktual të Skuadrës, Frederic Vasseur dhe në mënyrë të veçantë ndaj zërave sipas të cilave Christian Horner ka shfaqur interesin për të qenë në Maranello pikërisht në vend të menaxherit francez i cili po përballet me një sezon që pas pushimeve të verës ka marrë një kthesë zhgënjyese.

‘Ka pasur shumë spekulime rreth Skuderisë dhe drejtuesve të saj-lexohet në një komunikatë të Ferrarit-Janë të shumtë ata që kanë ngritur pyetjen se përse nuk u përgjigjëm më parë; thjesht sepse shpresonim që këto gjëra të mbaronin. Pozicioni i Ferrarit është i qartë dhe nuk ka ndryshuar. Ferrari ka bërë zgjedhje dhe vazhdon të ketë besim te Fred Vasseur dhe skuadra e tij’.

Në komunikatën e Ferrarit theksohej gjithashtu se Kokëkuqja nuk dëshiron të shtojë spekulimet që krijohen nga jashtë saj

‘Ferrari gjeneron gjithnjë interes të jashtëzakonshëm dhe kjo është edhe një shenjë e forcës që pëfaqëson në nivel botëror-vijon skuderia italiane në komunikatën e saj-jemi krenarë për këtë, por nuk duam të ushqejmë spekulime apo hipoteza që vijnë nga jashtë. E gjithë kjo zhurmë nuk ndihmon. Është edhe detyra jonë që të lejojmë skuadrën që të përqendrohet tek ajo që ka prioritet, dmth të kërkojë që arrijë rezultate në pistë’.

Top Channel