Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit Me kërkesën që t’i hiqet arresti shtëpiak dhe të lirohet menjëherë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Në apelim, Vlora Hyseni thotë se nuk ekzistojnë rrethanat dhe kushtet që të pranohej kërkesa e SPAK, i cili po e heton për dy vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Kundërshtimi u dorëzua nga avokati i saj.
Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, që janë në arrest me burg dhe që dyshohen nga këqyrjet se kanë nxjerrë sekrete dhe ndihmuar Ergys Agasin, ku ishte në arrati, pritet gjithashtu të ankohen në apel.
Nga ana tjetër, me gjithë aktet sekrete që kanë dalë, SPAK nuk ka ende një deklaratë zyrtare, përveç asaj ku njoftoi se kishte marrë në gjykatë tre masa sigurie, njëra ndër to për ish-drejtoreshën e SHISH, e cila shfaqet në komunikime duke folur me Agasin, i arrestuar nga vera dhe i paraburgosur për llogari të dosjes AKSHI.
Top Channel