Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, duke folur para gazetarëve nga Kryesia e Kuvendit, u pyet nëse Ergys Agasi ka ndërhyrë ndonjëherë në punën e tij kur ai ka qenë ministër i Brendshëm.
“Edhe Sali Berisha bëri një konferencë për shtyp gjatë verës, më tha djali se ai ndjek rrjetet sociale Unë s’para e ndjek dhe unë nuk komentoj as Sali Berishën, as personat, më së shumti personat që kanë probleme me drejtësinë. Edhe Berisha, edhe Agasi kanë probleme me drejtësinë”, tha ai.
Në lidhje me mesazhet për “fikjen e radarëve”, Balla e ka cilësuar si lajm të rremë.
“Më thanë që ky ishte lajm fake, por prapë i qëndroj parimit që nuk komentoj dosjet. Drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj dosjeje”, u shpreh Balla.














