Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të procedojë sa më shpejt në Kuvend Ligjin për Specialen, duke thënë se kanë mbetur pak ditë deri në mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, më 6 tetor. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha gjatë një konference se do të ishte e pafalshme për secilin deputet nëse ndryshimi i ligjit për Specialen nuk miratohet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.