Sport

Sfida me San Marinon në Nations League/ FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Federata e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që do të ndjekin nga afër ndeshjen San Marino – Shqipëri, e cila do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në “San Marino Stadium”, për disa udhëzime lidhur me aksesin në stadium dhe parkimin. Rruga Rancaglia, e cila ndodhet në afërsi të stadiumit, do të jetë e mbyllur për mjetet, por do të jetë e aksesueshme për këmbësorët.

Tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë me mjete personale këshillohen të përdorin rrugët La Ciraulla ose Costa del Bello, për të aksesuar parkimin e dedikuar për tifozët shqiptarë.

Parkimi i dedikuar ndodhet te “Stadio di Baseball di Serravalle” dhe ka një numër të kufizuar vendesh. Për këtë arsye, tifozët këshillohen të përdorin edhe parkimet e tjera publike në qytet. Pika e grumbullimit për tifozët shqiptarë para ndeshjes do të jetë në Via Rancaglia.

FSHF iu bën thirrje tifozëve që të planifikojnë në kohë lëvizjen drejt stadiumit dhe të ndjekin udhëzimet për aksesin dhe parkimin, për të garantuar një organizim sa më të mirë para ndeshjes.

Për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë bileta për në stadium, do të kenë mundësi që të ndjekin sfidën e Kombëtares shqiptare në platformën Digitalb.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.