Skandali në SHISH, PD kërkesë për informacion Kryeministrit dhe Presidentit: Si u emërua dhe dekretua Vlora Hyseni

14:31, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike deklaroi gjatë ditës së sotme se PD ka bërë një kërkesë për informacion Kryeministrit dhe Presidentit për të marrë përgjigje se si u emërua dhe dekretua Vlora Hyseni në krye të SHISH.

Sipas deputetit Balliu, ‘Kryeministri dhe Presidenti duhet të informojnë mbi kriteret me të cilat u emërua dhe u dekretua Vlora Hyseni’.

Deklarata e plotë:

Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku në krye të saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoreshë ka qenë Mirlinda Karçanaj; strukturat e sigurisë kibernetike ku bashkeshorti i drejtoreshes Ervina Gjana ishte shoëerues i Agasit,; si dhe SHISH, ku janë bërë publike fajtet se shefja e sherbimit informativ ishte ne sherbim te Agasit dhe bandave qe ai kordinonte ne interes te qeveris

Nëse drejtues të institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare i përgjigjen një personi që nuk mban asnjë funksion shtetëror, pyetja themelore është: kush e ka fuqinë dhe autoritetin për të vendosur mbi këto institucione?

Vetëm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi një pjesë të konsiderueshme të këtij zinxhiri ekzekutiv. Për këtë arsye, është e pamjaftueshme dhe e pabesueshme çdo përpjekje për të paraqitur Edi Ramën si të paditur për veprimtarinë apo marrëdhëniet e njerëzve që kanë pasur akses dhe ndikim në institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Nuk ka asnjë njeri serioz që mund ta marrë seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgjë.

Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi.

Në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, pres një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse.

Kjo nuk është një çështje personale apo partiake. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit.

Institucionet duhet të japin përgjigje.

Pyetjet për Begajn

Në çfarë date i është paraqitur Presidentit propozimi i Kryeministrit për emërimin e shtetases Vlora Hyseni?
Çfarë dokumentacioni ka shoqëruar propozimin?
A ka përfshirë dokumentacioni CV-në e plotë dhe historikun profesional të kandidates?
A ka përfshirë informacion mbi veprimtarinë e saj të mëparshme në institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës?
A ka përfshirë informacion mbi rrethanat e largimit të saj nga detyrat e mëparshme?
A ka përfshirë dokumentacion mbi verifikimet e sigurisë?
A ka përfshirë referenca nga shërbimet partnere?
 A ka përfshirë informacion nga autoritetet e Republikës së Kosovës?
A ka kërkuar Presidenti informacion apo dokumentacion shtesë nga Kryeministri?
Nëse po, cilat informacione dhe dokumente?
A ka kërkuar Presidenti informacion nga SHISH?
A ka kërkuar informacion nga institucionet ligjzbatuese?
A ka kërkuar informacion nga SPAK?
A ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Përgjithshme?
A ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, AMP, AKSIK ose institucione të tjera?

II.         Lidhur me informacionet e administruara nga Republika e Kosovës

A ka kërkuar Presidenti informacion nga autoritetet e Republikës së Kosovës lidhur me shtetasen Hyseni?
A është kontaktuar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI)?
A është kërkuar informacion mbi periudhën e saj të shërbimit?
A është kërkuar informacion mbi arsyet e largimit të saj nga detyra?
A është kërkuar informacion mbi verifikime të mëparshme të sigurisë?
A është kërkuar informacion mbi procedime administrative, disiplinore, penale ose hetimore?
A është kërkuar informacion mbi kontakte të mundshme me persona që paraqisnin risk sigurie?
Kur janë marrë përgjigjet nga autoritetet kosovare?
Çfarë konkluzionesh përmbanin ato?
A kanë pasur ndonjë rezervë, paralajmërim apo informacion që kërkonte verifikim të mëtejshëm?
A janë administruar këto përgjigje në dosjen e kandidaturës së propozuar?

III.       Lidhur me informacionet e administruara nga partnerët ndërkombëtarë

A ka marrë Presidenti referenca nga shërbimet partnere lidhur me shtetasen Hyseni?
Nëse po, cilat institucione kanë dhënë këto referenca?
Në çfarë date janë marrë?
A kanë qenë me shkrim?
A kanë pasur këto referenca ndonjë rezervë ose kufizim?
A ka kërkuar Presidenti verifikim të mëtejshëm të tyre?
A ka marrë Presidenti informacion nga NATO ose strukturat e saj?
A ka marrë informacion mbi besueshmërinë e shtetases Hyseni për administrimin e informacionit të klasifikuar?
A ka pasur ndonjë paralajmërim ose shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë?

IV.       Lidhur me informacionet e administruara gjatë ushtrimit të detyrës

Sa raporte zyrtare ka marrë Presidenti nga Drejtori i SHISH gjatë mandatit të shtetases Hyseni?
Sa prej tyre kanë qenë raporte periodike dhe sa raporte të posaçme?
A ka raportuar ndonjëherë Drejtori i SHISH mbi incidente të sigurisë së informacionit?
A ka raportuar mbi rrjedhje të mundshme të informacionit të klasifikuar?
A ka raportuar mbi kontakte të personelit të SHISH me persona të paautorizuar?
A ka pasur ndonjë raport që lidhej drejtpërdrejt ose indirekt me shtetasen Hyseni?
A ka marrë Presidenti ndonjë informacion nga SPAK gjatë mandatit të saj?
A ka marrë ndonjë informacion nga partnerët ndërkombëtarë?
A ka marrë ndonjë informacion nga autoritetet e Kosovës?
 A ka marrë ndonjë informacion lidhur me shtetasin Ergys Agasi dhe marrëdhëniet e tij me shtetasen Hyseni?
A ka kërkuar Presidenti ndonjëherë sqarim nga Drejtori i SHISH lidhur me këto çështje?
A ka kërkuar Presidenti ndonjëherë një verifikim të posaçëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj shtetases Vlora Hyseni nga opozita parlamentare dhe mediat?

V.         Lidhur me komunikimet institucionale me Kryeministrin

Sa herë është konsultuar Presidenti me Kryeministrin lidhur me veprimtarinë e shtetases Hyseni?
A ka pasur komunikime të posaçme mbi integritetin ose besueshmërinë e saj?
A ka kërkuar Presidenti informacione shtesë nga Kryeministri?
A ka marrë nga Kryeministri informacion lidhur me kontaktet e shtetases Vlora Hyseni me shtetasin Ergys Agasi?
A ka marrë informacion nga Kryeministri lidhur me hetime ose verifikime të mundshme?
A ka diskutuar me Kryeministrin mbi informacionet e marra nga autoritetet e Kosovës?
A ka diskutuar me Kryeministrin mbi informacionet e partnerëve ndërkombëtarë?

VI.       Lidhur me shkarkimin nga detyra të shtetases Vlora Hyseni

Në çfarë date i është paraqitur Presidentit propozimi për shkarkimin e znj. Hyseni?
Çfarë dokumentacioni shoqëronte propozimin?
A përmbante propozimi informacion mbi masat e sigurisë ndaj saj?
A përmbante informacion nga SPAK?
A përmbante informacion mbi hetimin penal?
A përmbante informacion mbi ndonjë komprometim të mundshëm të informacionit të klasifikuar?
A kërkoi Presidenti informacion shtesë përpara dekretimit të shkarkimit?
A u konsultua Presidenti paraprakisht me Kryeministrin?
A u konsultua Presidenti me institucione të tjera të sigurisë?
A u kërkua ndonjë informacion nga SPAK ose Prokuroria?
A u konsultuan partnerët ndërkombëtarë?
A u verifikua nëse shtetasja Hyseni kishte informuar më parë Kryeministrin ose Presidentin për ekzistencën e ndonjë hetimi?
A u verifikua nëse ajo kishte deklaruar më parë ekzistencën e kontakteve me shtetasin Ergys Agasi?
A u krye ndonjë vlerësim mbi pasojat e mundshme për sigurinë kombëtare?

Krahas informacionit të mësipërm, kërkohet vënia në dispozicion e një kopje të njëhsuar me origjinalin të dokumentacionit si më poshtë vijon:

Propozimi i Kryeministrit për emërimin e shtetases Vlora Hyseni;
Relacionet dhe materialet shoqëruese të propozimit;
Dosja e shqyrtimit të kandidaturës;
Korrespondenca me Kryeministrinë;
Korrespodenca me autoritetet e Republikës së Kosovës;
Korrespondenca me shërbimet partnere;
Çdo informacion i administruar nga NATO ose strukturat përkatëse;
Përgjigjet e institucioneve shqiptare të kontaktuara;
Çdo informacion i administruar nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit, AMP, AKSIK apo institucione të tjera ligjzbatuese;
Çdo vlerësim apo raport sigurie mbi kandidaturën;
Propozimi i Kryeministrit për shkarkimin e shtetases Vlora Hyseni;
Praktika shkresore që shoqëroi propozimin për shkarkim;
Korrespodenca dhe konsultimet institucionale të zhvilluara përpara dekretimit të shkarkimit;
Çdo analizë, raport, relacion, memorie, opinion mbi pasojat për sigurinë kombëtare;
Çdo dokument që lidhet me masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Pyetjet për Begajn

 

ImageImage

Pyetjet per kryeministrin Rama

I.          Lidhur me procedurën e identifikimit dhe propozimit

Kur është identifikuar për herë të parë shtetasja Vlora Hyseni si kandidate për detyrën e Drejtorit të SHISH?
Nga kush është propozuar fillimisht kandidatura e saj pranë Kryeministrit, qoftë në pozicionin e këshilltares për sigurinë kombëtare, ashtu edhe të Drejtorit të SHISH?
A ka ekzistuar një procedurë formale për identifikimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidatëve?
Sa kandidatura janë shqyrtuar dhe cilat kanë qenë kriteret e përdorura për vlerësimin e tyre?
A ekziston një dosje administrative e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave?
A është hartuar ndonjë relacion, raport, analizë, memorie, opinion juridik ose vlerësim tjetër përpara propozimit të saj?
Kur është përgatitur propozimi zyrtar i Kryeministrit drejtuar Presidentit të Republikës?
Cili ka qenë motivacioni i plotë i propozimit?
A është mbështetur propozimi në dokumentacion zyrtar të institucioneve shqiptare dhe të huaja apo vetëm në vlerësimin personal të Kryeministrit?
Në vijim të deklarimit tuaj se kandidatura e shtetases Hyseni është mbështetur edhe në referenca të shërbimeve partnere:

Cilat shërbime kanë dhënë këto referenca?
Kur janë marrë këto referenca?
Nëçfare forme?
Kush i ka vlerësuar?

A janë kërkuar posaçërisht referenca për shtetasen Hyseni nga shërbimet partnere përpara propozimit?
A është kërkuar informacion nga shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë të vendeve aleate dhe partnere?
A është kërkuar informacion nga autoritetet e Republikës së Kosovës lidhur me veprimtaritë e mëparshme të shtetases Hyseni?
Cilat institucione të Republikës së Kosovës janë kontaktuar?
A keni kërkuar informacion nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me periudhën e ushtrimit të detyrës së zëvëndësdrejtorit nga shtetasja Hyseni?
A është kërkuar informacion mbi rrethanat e largimit të saj nga detyra në institucionet e sigurisë së Kosovës?
A ështëkërkuar informacion mbi ndonjë verifikim sigurie, procedim administrativ, disiplinor, penal apo hetim të mëparshëm ndaj saj?
Nëse është marrë informacion nga autoritetet e Kosovës, kur është marrë dhe cili ka qenë konkluzioni i tij?

II.         Lidhur me verifikimet e kryera përpara emërimit

Cilat institucione shqiptare kanë kryer verifikimin e kandidaturës së shtetases Hyseni?
Kur ka filluar dhe ka përfunduar ky verifikim?
A është kryer një verifikim i posaçëm i sigurisë dhe integritetit?
Cilat institucione shqiptare janë kontaktuar?
A janë konsultuar SHISH, SHIU, Policia e Shtetit, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, AMP, AKSIK ose institucione të tjera ligjzbatuese?
A është kërkuar informacion nga SPAK përpara propozimit të saj?
Nëse po, nëçfarë date dhe çfarë informacioni është marrë?
A ka pasur, në momentin e propozimit, ndonjë hetim, procedim, verifikim ose material të administruar nga SPAK ku shtetasja Hyseni përmendej direkt apo indirekt?
A është kontrolluar ekzistenca e kallëzimeve, referimeve apo materialeve të tjera hetimore lidhur me të?
A është kryer ndonjë verifikim mbi kontaktet e saj me persona të përfshirë në hetime apo procedime penale?
Nga verifikimet e kryera, a ka rezultuar ndonjë kontakt apo marrëdhënie personale, profesionale, financiare apo të ndonjë natyre tjetër me shtetasin Ergys Agasi?
Nëse po, çfarë informacioni është administruar dhe cili ka qenë konkluzioni i tij?
A është kryer ndonjë vlerësim për konflikt të mundshëm interesi në ushtrimin e detyrës nga shtetasja Hyseni?
A është hartuar një vlerësim formal mbi besueshmërinë dhe integritetin e kandidaturës së saj?
Nëse po, cilat kanë qenë përfundimet e këtij vlerësimi?

III.       Lidhur me informacionet e administruara nga partnerët ndërkombëtarë

A ka kërkuar Kryeministria informacion nga partnerët ndërkombëtarë për shtetasen Vlora Hyseni?
A është kërkuar informacion nga strukturat përkatëse të NATO-s?
A është marrë ndonjë informacion nga shërbimet partnere lidhur me besueshmërinë e saj?
A kanë pasur partnerët ndonjë rezervë apo paralajmërim?
A kanë komunikuar partnerët ndonjë shqetësim lidhur me kontakte, marrëdhënie apo veprimtari të shtetases Hyseni?
A ka pasur ndonjë informacion të klasifikuar nga partnerët që ka qenë në dispozicion të Kryeministrit përpara emërimit?
Nëse po, kërkohet të identifikohet dokumenti, data, instituconi dërgues dhe niveli i klasifikimit në masën e lejuar nga ligji.

IV.       Lidhur me informacionet e administruara gjatë ushtrimit të detyrës

Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga shtetasja Hyseni, a ka marrë Kryeministri informacion nga SHISH, SPAK, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, partnerët ndërkombëtarë ose institucione të tjera lidhur me veprimtarinë e saj?
A është informuar Kryeministri për ndonjë dyshim mbi respektimin e rregullave të informacionit të klasifikuar?
A është informuar për ndonjë incident të sigurisë së informacionit?
A është informuar për ndonjë kontakt të papërshtatshëm të saj me persona jashtë strukturave të autorizuara?
A është informuar ndonjëherë për kontakte me shtetasin Ergys Agasi?
Nëse po, kur është marrë për herë të parë ky informacion dhe nga cili institucion?
A është kryer ndonjë verifikim pas marrjes së këtij informacioni?
A është informuar apo ka pasur dijeni Kryeministri për ekzistencën e një dokumenti të përgatitur nga një punonjës i SHISH lidhur me implikimin e shtetases Vlora Hyseni në procedurat e prokurimit publik të AKSHI?
A është informuar Kryeministri se shtetasja Hyseni mund të ishte subjekt i një hetimi penal?
Nëse po, kur është informuar dhe nga cili autoritet?
A e ka informuar vetë shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte subjekt i ndonjë hetimi, verifikimi apo procedure?
A e ka informuar shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së?
Nëse po, kur dhe nëçfarë rrethanash?
A ka kërkuar Kryeministri ndonjë raport apo verifikim të posaçëm nga SHISH lidhur me këto çështje?

V.         Lidhur me kontaktet me shtetasin Ergys Agasi

A ka pasur Kryeministri dijeni, përpara zhvillimeve të fundit, për ekzistencën e kontakteve të shtetases Vlora Hyseni dhe shtetasit Ergys Agasi?
A ka qenë Kryeministri në dijeni për takime të tyre?
A ka qenë në dijeni për komunikime telefonike, elektronike ose të tjera?
A ka qenë në dijeni për ndonjë komunikim që lidhej me çështje institucionale, qeveritare, të drejtësisë, policisë ose sigurisë?
A ka diskutuar ndonjëherë shtetasja Hyseni me Kryeministrin lidhur me shtetasin Ergys Agasi?
A ka kërkuar ndonjëherë ndërhyrjen ose ndihmën e Kryeministrit për çështje që lidheshin me të?
A ka kërkuar Kryeministri nga ndonjë institucion informacion mbi natyrën e marrëdhënieve të shtetasve Hyseni-Agasi?

VI.       Lidhur me informacionet e nga NATO dhe partnerët ndërkombëtarë gjatë detyrës

A ka marrë Kryeministria gjatë periudhës Prill 2023 – Shtator 2026 raporte apo komunikime nga NATO lidhur me shtetasen Vlora Hyseni?
A ka marrë informacion mbi sigurinë e informacionit të klasifikuar në SHISH?
A ka marrë informacion nga partnerët mbi ndonjë risk të mundshëm që lidhej me shtetasen Hyseni?
A ka pasur ndonjë rezervë nga partnerët lidhur me aksesin e saj në informacion të klasifikuar?
A kanë kërkuar partnerët ndonjë masë korrigjuese apo verifikim shtesë?

VII.      Lidhur me shkarkimin nga detyra e Drejtorit të SHISH

Kur ka marrë Kryeministri informacionin e parë lidhur me masat e sigurisë ndaj shtetases Hyseni?
Kur ka vendosur të propozojë shkarkimin e saj?
Cili ka qenë motivacioni i plotë i shkarkimit nga detyra?
A është bazuar propozimi për shkarkim vetëm në masat e sigurisë apo edhe në informacione të tjera?
Nëse po, cilat institucione i kanë këto informacione në dispozicion?
A është konsultuar Presidenti i Republikës përpara propozimit?
A është kërkuar ndonjë raport nga ana e SHISH?
A është bërë ndonjë vlerësim mbi dëmin e mundshëm ndaj sigurisë kombëtare?
A është bërë ndonjë vlerësim mbi informacionin e klasifikuar që mund të jetë ekspozuar apo kompromentuar?
A janë informuar paraprakisht NATO dhe partnerët ndërkombëtarë?
A janë marrë masa konkrete për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar pas largimit të shtetases Vlora Hyseni nga detyra?
Nëse po, cilat janë këto masa dhe kur janë marrë ato?

Krahas informacionit të mësipërm, kërkohet vënia në dispozicion e një kopje të njëhsuar me origjinalin të dokumentacionit si më poshtë vijon:

Dosja e procesit të identifikimit dhe përzgjedhjes së kandidaturës;
Propozimi i Kryeministrit për emërimin e shtetases Vlora Hyseni;
Relacionet dhe materialet shoqëruese;
Dokumentet e verifikimit;
Korrespondenca me autoritetet e Republikës së Kosovës;
Korrespondenca me shërbimet partnere;
Çdo informacion i administruar nga NATO;
Përgjigjet e institucioneve shqiptare të kontaktuara;
Çdo informacion i administruar nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit, AMP, AKSIK apo institucione të tjera ligjzbatuese;
Çdo raport apo vlerësim që lidhet me integritetin dhe besueshmërinë e kandidaturës;
Propozimi për shkarkimin e shtetases Vlora Hyseni;
Praktika shkresore që shoqëroi propozimin për shkarkim;
Çdo analizë, raport, relacion, memorie, opinion mbi pasojat për sigurinë kombëtare;
Çdo dokument që lidhet me masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

 

Pyetjet për Ramën

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco