VIDEO/ Luksi në ekstrem, fansi i kërkon Kim Kardashian autograf në çantën Hermès me vlerë marramendëse

29 Shtator 2026, 15:30Lifestyle TEMA
VIDEO/ Luksi në ekstrem, fansi i kërkon Kim Kardashian autograf

Kim Kardashian është përfshirë në një moment të pazakontë gjatë qëndrimit të saj në Shanghai, ku një fans i ka kërkuar të firmosë direkt në çantën e tij Hermès Birkin.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, fansi i afrohet yllit amerikan me çantën e kuqe prej lëkure krokodili dhe i jep një marker të artë. Kim fillimisht duket e befasuar nga kërkesa, por më pas pranon të lërë autografin e saj mbi çantë.

Momenti ka marrë vëmendje për shkak të vlerës së lartë të çantës. Mediat që kanë raportuar ngjarjen e kanë vlerësuar atë në rreth 80 mijë dollarë, megjithëse modeli dhe çmimi i saktë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Gjatë momentit, Kim duket se e kupton se po firmos mbi një çantë luksoze me vlerë të jashtëzakonshme dhe e cilëson veprimin si diçka të pazakontë.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa diskutimi është përqendruar edhe te pyetja nëse autografi i Kim Kardashian do t'ia rrisë apo do t'ia ulë vlerën çantës në tregun e koleksionistëve.

Kim Kardashian ndodhet në Shanghai në kuadër të aktiviteteve të lidhura me NikeSKIMS, markën e krijuar nga ajo në bashkëpunim me Nike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WWD (@wwd)

Lini një Përgjigje