Sydney Sweeney ka publikuar fotografi të reja nga fushata e koleksionit të saj të të brendshmeve, SYRN.
Aktorja 29-vjeçare shfaqet në poza sensuale, e veshur me një set të zi të koleksionit të markës së saj, ndërsa në disa prej fotografive pozon me një pamje lozonjare përpara kamerës.
Në një prej imazheve, Sweeney shfaqet me sytjena “Smooth Cup Demi Bra” dhe të brendshme të së njëjtës linjë, ndërsa në një tjetër pozon me një set me detaje dantelle.
Fotografitë janë pjesë e promovimit të koleksionit të ri të SYRN dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë vëmendje për paraqitjen e aktores.
Sweeney ka lançuar markën e saj të të brendshmeve këtë vit, duke u bërë gjithnjë e më aktive në promovimin e produkteve përmes fotografive dhe fushatave të saj.
Lini një Përgjigje