SHBA ka ndaluar importin e një sërë mallrash nga Kanadaja me vlerë rreth 1 miliard dollarë, mes tyre pije alkoolike, produkte qumështi dhe automjete.
Ndalimi hyri në fuqi të martën, pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump për ndalimin e shitjes në SHBA të disa mallrave të importuara nga Kanadaja.
Masa prek produkte me vlerë gati 1 miliard dollarë. Megjithatë, kjo shifër është e vogël krahasuar me tregtinë vjetore mes dy vendeve, e cila arrin në rreth 880 miliardë dollarë.
Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, deklaroi se masat janë rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që Uashingtoni e konsideron trajtim diskriminues nga Kanadaja ndaj eksporteve të rëndësishme amerikane.
Përplasjet tregtare mes dy vendeve kishin nisur më herët. Në korrik, administrata amerikane njoftoi tarifa prej 50% për disa mallra kanadeze, të cilat hynë në fuqi më 22 gusht.
Kanadaja u përgjigj duke vendosur tarifa prej 15%, 25% ose 50% ndaj disa produkteve amerikane. Këto masa hynë në fuqi më 8 shtator.







Komente
Komento