Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09/2026 15:02

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Abu Dhabi të dielën, njoftoi një agjenci zyrtare lajmesh e emiateve, duke konfirmuar raportimet e mëparshme të mediave izraelite për takimin. "Palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve dhe Izraelit, si dhe mënyrat për t'i forcuar dhe zhvilluar ato," thuhej në një deklaratë të shkurtër. Kjo dukej se ishte hera e parë që Abu Dabi e pranonte zyrtarisht takimin. Të hënën, Izraeli njoftoi se Netanyahu kishte vizituar Emiratet e bashkuara Arabe një ditë më parë për të diskutuar mbi luftën me Iranin dhe çështjet rajonale. Vizita erdhi disa javë pas një raportimi bujshëm të mediave izraelite, sipas të cilit presidenti i Emirateve e kishte paralajmëruar Netanyahun para sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, një informacion që kryeministri izraelit nuk ua kishte përcjellë shërbimeve të sigurisë. Netanyahu e ka mohuar këtë pretendim. Sipas mediave izraelite, Netanyahu udhëtoi drejt emirateve të dielën për t'i kërkuar Sheikut Mohamed të mohonte se i kishte dhënë atë paralajmërim në vitin 2023. Në maj, Emiratet e Bashkuara Arabe i kishin mohuar raportimet se Netanyahu e kishte vizituar fshehurazi vendin, pasi vetë zyra e Netanyahut kishte deklaruar se ai ishte takuar me presidentin e Emirateve gjatë luftës me Iranin. Abu Dhabi është një aleat kryesor i SHBA-së në rajon dhe një nga pak vendet arabe që kanë lidhje zyrtare me Izraelin, pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Abrahamit gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2020. Dy vendet i forcuan marrëdhëniet gjatë konfliktit; sipas raportimeve, Izraeli dërgoi në Emirate sistemet e tij të mbrojtjes ajrore "Iron Dome", si dhe personelin për t'i operuar ato.

Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09 15:02
Top News – 10 mijë koreanoveriorë drejt luftës/ Zelenski konfirmon: 8 mijë trupa janë tashmë në Rusi
29/09 14:45
Top News – Asnjë kontakt me botën deri në 2038 / Murgu nis izolimin 12 vjeçar në tempullin budist
29/09 14:37
Top Channel/ Franca “në flakë”: Studentët përleshen me policinë, protesta për kushtet në shkolla!
29/09 14:33
Top News – Irani: Trump, ky gënjeshtar i madh! ‘Nëse ne nuk shesim naftë, askush tjetër nuk mundet’
29/09 14:19
Top News – Ekzekuton gruan e parë pas 200 vitesh / Tennessee ‘bën gati injeksionin’, vrau 18 vjeç
29/09 13:50
Top News – NATO bën thirrje për qetësi…Rusia, sulm mbi kompaninë estoneze të mbrojtjes
29/09 13:49
Top News – Shkrumbohet fabrika e fishekzjarreve / Skenë apokaliptike, të paktën 14 të vdekur në Rusi
29/09 13:46
Top News – Shiu nuk pushon prej 34 ditësh…Rekord, periudha më e gjatë në historinë e Tokios
29/09 13:45
Top News – Asnjë lehtësim sanksionesh për Iranin! Trump nuk ofron asgjë, Teherani gati për bisedime
29/09 12:43
Top Channel/ Anthropic paralajmëron për AI, modele që i rezistojnë fikjes dhe manipulojnë
29/09 12:28
Top Channel/ Trump mbledh krerët e AI/ Në Kongres shtohen kërkesat për mbikëqyrje, për sigurinë
29/09 12:17
Top News – OpenAI bën hapa prapa / Anulon modelin më të ri, shqetësime mbi sigurinë
29/09 12:08
Top Channel/ “Ikën” vetoja? KE propozon kufime për anëtarët e rinj, Von der Leyen vjen në Ballkan!
29/09 12:04
Top News – Breshëri dronësh reaktivë mbi Ukrainë / Raketa mbi Akademinë e Shkencave në Kiev
29/09 12:02
Top News – Trupat amerikane largohen nga Iraku / I hapin rrugë Iranit, tërheqje pas dy dekadash
29/09 12:00
Top News – Një shtet i huaj i përfshirë në komplot / Britani, lirohen pesë të dyshuarit e arrestuar
29/09 11:58
Top News – Ushtria e Putinit me 2,4 milionë trupa / Gati për luftë kundër Evropës, mobilizon…
29/09 11:47
Top Channel/ Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT:”Po mashtronte”!
29/09 11:36
Top Channel/ Papa mbyll vizitën në Francë me një mesazh pajtimi nga “qyteti i luftrave” europiane!
29/09 11:32