Moska proteston ndaj NATO-s për Kaliningradin: Rusia paralajmëron përdorimin e të gjithë arsenalit për mbrojtjen e territorit

Rusia i ka përcjellë NATO-s një notë proteste përmes ambasadës së saj në Belgjikë, duke kundërshtuar atë që e cilëson si një “qasje aventuriere dhe të papërgjegjshme” të Aleancës. Sipas Moskës, kjo qasje lidhet me zhvillimin e stërvitjeve që do të simulonin “izolimin” e enklavës së Kaliningradit dhe do të rrisnin ndjeshëm rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e saj, Rusia thekson se është e gatshme të përdorë “të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion” për të mbrojtur territorin e saj.

NATO-ja konfirmoi marrjen e dokumentit dhe bëri të ditur se i është përgjigjur palës ruse, duke hedhur poshtë kërcënimet e saj dhe duke rikujtuar se Aleanca ka karakter mbrojtës. “Mund të konfirmoj se kemi marrë një dokument joformal, një non-paper, dhe se i jemi përgjigjur duke nënvizuar se NATO është një Aleancë mbrojtëse. Asnjë prej aktiviteteve apo stërvitjeve tona nuk përbën kërcënim për asnjë pjesë të Rusisë”, deklaroi zëdhënësja e Aleancës, Allison Hart.

Hart dënoi çdo kërcënim për përdorimin e forcës, duke përfshirë edhe retorikën e papërgjegjshme në lidhje me armët bërthamore. “I bëjmë thirrje Rusisë t’i japë fund luftës së saj të paprovokuar në Ukrainë”, u shpreh ajo.

Zëdhënësja e NATO-s shtoi se përdorimi i taktikave hibride nga Rusia është tregues i dëshpërimit. Ajo theksoi se kjo nuk do ta pengojë Aleancën të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne kemi mjetet e nevojshme për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat dhe do të vijojmë të jemi të fortë, të përgatitur dhe të aftë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi”, deklaroi Allison Hart.


Shtuar më 29.09.2026 15:21

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet