Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur Taulant Ballës pas deklaratave të tij lidhur me reformën territoriale. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boçi akuzon Ballën se ka interpretuar në mënyrë të pasaktë ligjin për vetëqeverisjen vendore. ‘Këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.’