E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është kapur duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”. Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe u kodua “Shadow”.

Në pranga ka rënë shtetasi D. S., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me një armë zjarri, pistoletë të mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit së bashku me krehrin dhe 14 fishekë.

Sipas Policisë, ndërhyrja u krye pas administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një person që lëvizte i armatosur.

Materialet procedurale në ngarkim të 31-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.