POLITIKË /

“Dua Lipa është krenare për protestën, unë jam krenar për të”! Rama nga Brukseli: Saga mes qeverisë e protestuesve do të përfundojë shkëlqyer

Rama tha se ai vetë është në palën e protestuesve pasi dikur ka rrezikuar dhe jetën për fjalën e lirë.

Shkruar nga Versus

“Dua Lipa është krenare për protestën, unë jam

Kryeministri Edi Rama, i pyetur sot gjatë Samitit të Euroneës 2026, mbi protestat dhe qëndrimet e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa e cila është pro qytetarëve, duke bërë batutë tha se ai është Krenar për të dhe pse ajo është krenare për protestën.

Rama tha se ai vetë është në palën e protestuesve pasi dikur ka rrezikuar dhe jetën për fjalën e lirë.

Por, duke folur për kauzën e protestës, akuzat që i drejtohen qeverisë së tij për shitje të pasurisë kombëtare duke lejuar projektet turistike në Zvërnec e Sazan, Rama tha se kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët.

“Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”, tha Rama.

Pjesë nga intervista

Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!

Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.

Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re./Versus.al

Poll