LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Deputetët e PD-së kishin kundërshtuar më herët zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. 

29 Shtator 2026, 15:44 Nga E.d
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit
Endrit Shabani

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Deputetët e PD-së kishin kundërshtuar më herët zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. 

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese thotë se kushti i 28 firmave ishte plotësuar kur kandidatura u verifikua nga Komisioni i Ligjeve dhe kaloi për votim në seancë plenare. Sipas Kushtetueses, tërheqja e mbështetjes pas kësaj faze nuk mund të pengonte procesin, i cili çoi më pas në zgjedhjen e Endri Shabanit, në krye të Avokatit të Popullit.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 29.09.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup prej 44 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi) me objekt verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së tij në detyrë, duke e konstatuar në papajtueshmëri me Kushtetutën, si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 111/2025, datë 11.12.2025 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Gjykata, bazuar në objektin e kërkesës, si dhe natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, vuri fillimisht në diskutim çështjen e juridiksionit të saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Gjykata, bazuar në përmbajtjen e shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, vlerësoi, fillimisht, se Avokati i Popullit përfshihet në kategorinë e funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, sipas kësaj dispozite, për rrjedhojë edhe çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë e papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit të Avokatit të Popullit dhe verifikimin e zgjedhjes së tij përfshihen në juridiksionin kushtetues.

Po në këndvështrim të vlerësimit të juridiksionit të saj, Gjykata, pasi mori në shqyrtim pretendimet e ngritura nga kërkuesi, vlerësoi se për: i) nënshkrimet e 28 deputetëve mbështetës në një listë të vetme; ii) mënyrën e zbatimit të rregullit të brendshëm “një deputet mbështet vetëm një kandidat”; iii) interpretimin e nenit 72 të Rregullores të Kuvendit për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit; iv) ekzistencën e marrëveshjes politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare sipas së cilës Avokati i Popullit duhet të vijë si kandidat i pakicës parlamentare, nuk ngrenë ndonjë çështje të nivelit kushtetues.

Për sa i përket pretendimeve të tjera të kërkuesit për zgjedhshmërinë e Avokatit të Popullit në kuptim të plotësimit të kritereve kushtetuese dhe për papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit, si dhe për verifikimin e zgjedhjes së tij, Gjykata vlerësoi se bëjnë pjesë në juridiksion kushtetues ndaj u ndal në vlerësimin e tyre në themel.

Në lidhje me pretendimin për mosplotësimin e kushtit të zgjedhshmërisë të parashikuar në pikën 2 të nenit 61 të Kushtetutës, sipas të cilit Avokati i Popullit duhet të ketë “njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit”, si dhe hetimin nga Komisioni i Ligjeve në këtë drejtim, Gjykata arriti në përfundimin se Kuvendi në zgjedhjet brenda procedurave parlamentare që përfshijnë vlerësime profesionale të kandidatëve për funksione kushtetuese gëzon diskrecion me kusht që të respektojë garancitë themelore procedurale dhe që procesi mos të ketë arbitraritet. Bazuar në këtë standard, në rastin konkret, në procedurën e ndjekur nga Kuvendi, Gjykata nuk konstatoi cenim të garancive themelore procedurale apo arbitraritet.

Për sa i përket pretendimit për veprimtarinë politike të ushtruar nga kandidati për Avokat të Popullit, Gjykata konstatoi se, në parim, veprimtaria politike, parashikohet nga Kushtetuta si shkak papajtueshmërie, që ndikon në ushtrimin e funksionit. Në rastin konkret, referuar momentit të betimit të Avokatit të Popullit në Kuvend, Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar.

Gjykata gjeti të pabazuar edhe pretendimin tjetër të kërkuesit për verifikimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, për shkak të mungesës së mbështetjes së deputetëve në momentin e votimit të tij në seancë plenare.

Gjykata vëren, fillimisht, se kërkesa për mbështetjen (propozimin) e kandidatëve nga 28 deputetë nuk është një rregull i përcaktuar nga normat kushtetuese, por i parashikuar në Ligjin Organik të Avokatit të Popullit dhe në Rregulloren e Kuvendit. Qëllimi i rregullit procedural për mbështetjen e kandidatëve nga deputetët është të sigurojë efektivitetin e procedurës parlamentare, në funksion të rezultatit të saj dhe nuk është i lidhur me ushtrimin e funksionit ligjvënës nga Kuvendi. Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, ndaj tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare.

Në përfundim Gjykata njëzëri vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë pretendonte PD?

Partia Demokratike pretendoi se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur gjithashtu pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit. Mes tyre ishte edhe Endri Shabani, për të cilin PD deklaroi se nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca./Dosja.al

pd gjykata kushtetuese  endrit shabani

Sondazh

Poll

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme