POLITIKË /

122 ditë protesta qytetare kundër qeverisë, Rama: Na kanë nxitur të reflektojmë përmes “Pasqyrë Albania”

Rama njoftoi se qeveria do të vendosë në funksion një platformë të quajtur “Pasqyra Albania”, e cila, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe proceset që lidhen me projektet, ndërsa do të shërbejë edhe për administrimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.

Shkruar nga Versus

122 ditë protesta qytetare kundër qeverisë, Rama: Na kanë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatet për projektet e mëdha turistike në Shqipëri, përfshirë planin për zhvillimin e ishullit të Sazanit dhe kundërshtimet e ngritura për ndikimin në mjedis.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se investimet e huaja në Shqipëri nuk udhëhiqen nga prapavija politike, por nga potenciali turistik dhe ekonomik i vendit. Sipas tij, zhvillimi i turizmit duhet të shoqërohet me ruajtjen dhe rigjenerimin e natyrës.

Kryeministri theksoi se vendimmarrja për projektet duhet të mbështetet në vlerësime shkencore dhe studime të ndikimit në mjedis, duke kundërshtuar atë që e cilësoi si qasje ideologjike që vendos përballë zhvillimin dhe konservimin.

“Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Unë them që këto mund të bashkëbisedojnë dhe të funksionojnë krah për krah”, u shpreh Rama.

Ai foli edhe për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke thënë se qeveria ka marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve. Sipas tij, protestat kanë shërbyer si një sinjal për nevojën e transparencës më të madhe mbi projektet.

Rama njoftoi se qeveria do të vendosë në funksion një platformë të quajtur “Pasqyra Albania”, e cila, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe proceset që lidhen me projektet, ndërsa do të shërbejë edhe për administrimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.

“Dolëm nga kjo me një reflektim të ri se çfarë kishte për ne. Mes të tjerash, dolëm me pasqyrën inteligjente dhe për pak ditë do të kalojmë këtu dhe kjo do të fillojë duke shfaqur të gjitha dokumentet, proceset e çdo të vërtete për këtë projekt”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se krijimi i burimeve të reja të të ardhurave përmes investimeve është, sipas tij, i lidhur me rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll