POLITIKË /

"Do të ndërtojmë aeroportin e Flamingove", Rama: 12 mln turistë në vend! Nuk jemi më “gropa e zezë", por perla e Europës!

Rama pranoi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën më të mirë në Europë, por veçoi zhvillimin e transportit ajror. Sipas tij, aeroporti i Tiranës ka lënë pas për disa vite aeroportin e Beogradit për numrin e pasagjerëve.

Shkruar nga Versus

"Do të ndërtojmë aeroportin e Flamingove", Rama: 12 mln

Kryeministri Edi Rama foli sot në Bruksel dhe për zhvillimin e turizmit shqiptar ku deklaroi se një prej objektivave të Shqipërisë është edhe zgjerimi i turizmit luksoz.

Rama u ndal te ndryshimi i imazhit të vendit ndër vite, duke thënë se Shqipëria sot është kthyer në një destinacion të kërkuar nga turistë të vendeve të ndryshme të botës.

“Falë punës së përkushtuar ndër vite, imazhi i Shqipërisë ndryshoi. Sot nuk jemi më ‘gropa e zezë e Europës’, por perla e Europës”, tha Rama.

Kryeministri përmendi rritjen e numrit të turistëve të huaj, duke kujtuar se në fillimet e këtij procesi Shqipëria priste rreth 2 milionë turistë, ndërsa vitin e kaluar shifra, sipas tij, arriti në afro 12 milionë vizitorë të huaj.

“Jo vetëm europianë, por edhe japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, u shpreh ai.

Sa i përket infrastrukturës, Rama pranoi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën më të mirë në Europë, por veçoi zhvillimin e transportit ajror. Sipas tij, aeroporti i Tiranës ka lënë pas për disa vite aeroportin e Beogradit për numrin e pasagjerëve.

Ai njoftoi gjithashtu hapjen së shpejti të aeroportit të Vlorës, ndërsa bëri të ditur se po punohet edhe për një aeroport të tretë në jug të vendit, i cili do të jetë sezonal.

Në fjalën e tij nuk mungoi edhe një referencë me ironi ndaj protestave dhe debatit për mbrojtjen e flamingove në zonat ku planifikohen investime turistike.

“Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha Rama./Versus.al

Poll