Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për zgjedhjen e tij, reagon Avokati i Popullit

29 Shtator 2026 | 16:06

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së 44 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.

Përmes një reagimi, Shabani u shpreh se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën”, shkruan Shabani.

Ai thekson se gjatë shqyrtimit të çështjes, institucioni që ai drejton ka ruajtur paanshmërinë ndaj palëve, duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes.

“Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës”, shprehet ai.

Sipas Shabanit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep përgjigje pikëpyetjeve të ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij.

“Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes”, shkruan Avokati i Popullit.

Në përfundim të reagimit, Shabani thekson se institucioni do të vijojë punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, përfundon ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për Avokatin e Popullit, mbetet në fuqi zgjedhja e Shabanit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD-së lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke lënë në fuqi procedurën përmes së cilës Endrit Shabani u...
15:41 | 29/09/2026

Një 14-vjeçar përplaset nga një motoçikletë në Cërrik, transportohet me urgjencë në spital

Një 14-vjeçar raportohet se është përplasur nga një motoçikletë në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, i mituri, nxënës i shkollës 9-vjeçare të...
15:31 | 29/09/2026

Lëvizte me pistoletë të mbushur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas finalizimit të operacionit “Shadow”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2....
15:28 | 29/09/2026