Lifestyle

Pagjumësia lidhet me rrezik më të lartë për goditje në tru dhe demencë

Një studim i ri ka gjetur se pagjumësia mund të lidhet me një rrezik më të lartë për goditje në tru, demencë dhe disa probleme të shëndetit mendor.

Studiues nga Austria, Gjermania, Italia dhe Zvicra analizuan rreth 20 studime të mëparshme, ku morën pjesë miliona njerëz nga vende të ndryshme, për të vlerësuar ndikimin e pagjumësisë në shëndet.

Sipas rezultateve, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kishin 26% më shumë rrezik për goditje në tru dhe kishin më shumë gjasa të përjetonin depresion ose të tentonin vetëvrasjen, krahasuar me personat që nuk kishin probleme me gjumin.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.