web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Këshill Kombëtar për arsimin e fëmijëve me aftësi ndryshe

29 Shtator 2026, 16:22, Politikë CNA

Rama: Këshill Kombëtar për arsimin e fëmijëve me

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me një grup prindërish, me të cilët diskutoi mbi nevojat e sistemit arsimor për fëmijët me aftësi ndryshe.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te fuqizimi i këtij sistemi përmes mësuesve ndihmës, që sipas kryeministrit, duhet të kenë edhe një bonus mbi pagën.

Sipas Ramës, në këto kushte lind domosdoshmëria edhe për krijimin e një Këshilli Kombëtar, që do të shërbejë si urë lidhëse nëpërmjet mbledhjeve të herëpashershme.

 “Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe e dyta, duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një ekstra mbështetje financiare, pra ata duhet ta kenë patjetër një bonus mbi pagën. Të organizojmë një Këshill Konsultativ, të mblidhet me frekuenca të rregullta, të ketë dikë që mund të referojë problemet në kohë reale”,-tha Rama./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga