Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Për një saraçineskë u tha rezervuari 100 hektarë, Saimir Korreshi denoncon DRAMËN në Lushnjë: Ngordhën tonelata me peshk, tani vjen era KËRMË (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Për një saraçineskë u tha rezervuari 100 hektarë,
Saimir Korreshi denoncon situatën e rëndë mjedisore në Kasharaj

Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi denoncon situatën e rëndë mjedisore që pritet të përshkallëzohet në zonën e Kasharajt, ku rezervuari 100 hektarësh u tha për shkak se do i nënshtrohet rikonstruksionit të portave dalëse prej betoni.

Mijëra tonë peshk kanë ngordhur sepse rezervuari është tharë dhe bashkia Lushnjë nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur masakrën ekologjike dhe dramën e pritshme, në ditët në vijim.

"Për një saraçineskë u tha liqeni më i madh artificial i Lushnjës", shprehet deputeti Saimir Korreshi, i cili ka shkuar pranë basenit të tharë të rezervuarit.

"Tani që ngordhi peshku, këtu vjen era kërmë. Kishte zgjidhje kjo?! Patjetër që po. Ekspertët më thanë që mund të kishin bërë një digë përpara grykëderdhjes, dhe ruanin nivelin e ujit 2 metra dhe shpëtonin peshqit", denoncon deputeti.

Saimir Korreshi thotë se situata kërkon ndërhyrje emergjente, sepse e gjithë zona është mbuluar nga era e rëndë e mijëra tonëve peshq të ngordhur. "Me çfarë do e mbushin tani?! Nga do hyjë uji?!" shprehet ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese