E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sa të sigurat janë informacionet e shtetit shqiptar? Kallanxhi: Hallka më e dobët e teknologjisë janë njerëzit

SPAK, drejtësia dhe informacioni, kjo ka qenë tema e diskutimit në rubrikën “Fokus” të emisionit “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora.

I ftuar në studio, eksperti i informatikës Tomi Kallanxhi, foli për sigurinë e informacioneve në Shqipëri pas skandalit të fundit, siç ishte ai i ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Reklamë

Kallanxhi tha se, si në këtë rast, edhe në rastin kur u sulmuam nga iranianët, treguam se pika më e dobët e teknologjisë në Shqipëri janë njerëzit.

Sipas tij, nuk mund t’ia lësh të dhënat një personi pa integritet.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Sa rrezikojmë në këtë rast?

Kallanxhi: Nëse autoritetet kanë bërë të gjitha procedurat e enkriptimit, pasi një institucion shtetëror nuk flet në platforma publike. Janë ca gjëra që nuk duhet të jenë në ajër të hapur, shteti shqiptar duhet t’i enkriptojë, kemi dhe ne një NSA shqiptare. Edhe kur u sulmuam nga iranianët, ne thamë që hallka më e dobët e teknologjisë janë njerëzit. Në momentin që ne i lëmë një personi pa integritet të dhëna, ai do të abuzojë.

Pyetje: Mund ta quajmë Hysenin pa integritet?

Barkaj: Rast i veçantë. I treti në histori që një drejtues shërbimi arrestohet në krye të detyrës. Hyseni ishte femra e parë drejtuese e institucionit, por dhe e para që arrestohet në detyrë, e cila akuzohet për nxjerrje informacioni. Rast i rëndë nëse provohen dyshimet. Dokumentet e gjetura në makinën e Agasit, bëhet fjalë për rrjedhje informacioni për sigurinë e shtetit, jo vetëm për grupet kriminale, por edhe të sigurisë së shtetit. I takon SPAK-ut për të provuar fajësinë ose jo. Ka pasur kontrolle edhe në banesën e zonjës Hyseni, por edhe te persona të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.