Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës.













