VLEN në terren në Bërvenicë, në mbështetje të Jakup Huseinit

Me afrimin e zgjedhjeve të 18 tetorit, VLEN ka vënë në lëvizje strukturat politike dhe institucionale për të përkrahur Jakup Huseinin, kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Të lidhura

None found

Pas inaugurimit të shtabit në Bërvenicë, ku morën pjesë drejtues të VLEN-it, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të strukturave partiake, fushata ka vijuar me takime në vendbanime të ndryshme të komunës.

Jakup Huseini është shoqëruar nga funksionarë të VLEN-it gjatë takimeve me banorë në Çellopek, Radiovcë, Gurguricë, Miletinë dhe Tenovë. Në këto aktivitete është përcjellë thirrja për të mbështetur kandidaturën e tij dhe programin për Bërvenicën. Takimet në Çellopek, Radiovcë dhe Tenovë janë zhvilluar tashmë.

Sipas VLEN-it, kandidati mbështetet nga një ekip me lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet qendrore. Kjo, sipas tyre, synon të forcojë bashkëpunimin e Bërvenicës me pushtetin qendror dhe të sigurojë mbështetje institucionale për projektet lokale.

VLEN synon që, me këtë mobilizim, Bërvenica të bëhet komuna e 11-të e drejtuar nga kjo strukturë politike. Në zgjedhjet e 18 tetorit, Jakup Huseini kandidon me numrin 4.


Shtuar më 29.09.2026 17:08

Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet