Shpërthim në një pallat në Zvicër, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë
Një shpërthim ka ndodhur në një pallat apartamentesh në Neuchatel, në veriperëndim të Zvicrës.
Si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Shpërthimi ndodhi rreth mesditës, për shkaqe ende të panjohura, njoftoi policia.
“Një shpërthim ndodhi në mesditë në një pallat apartamentesh. Katër persona u plagosën, njëri prej të cilëve ishte rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter”, tha Georges-André Louzouet, zëdhënës i policisë së Neuchatel, duke konfirmuar informacionin e publikuar fillimisht nga gazeta lokale Arcinfo.
Pas shpërthimit, në ndërtesë shpërtheu edhe një zjarr, i cili u vu shpejt nën kontroll nga ekipet e emergjencës. Megjithatë, zona përreth pallatit mbeti e rrethuar deri gjatë pasdites, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.
Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik zviceran RTS tregojnë flakë dhe tym të dendur që dilnin nga dritaret e një apartamenti në katin e parë, ndërsa fasada e ndërtesës pësoi dëmtime të dukshme.



