web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kapitull i ri në Shqipëri”/ Ambasadori i SHBA-së nis detyrën: Forcojmë aleancën mes dy vendeve

29 Shtator 2026, 17:13, Politikë CNA

“Kapitull i ri në Shqipëri”/ Ambasadori i SHBA-së nis

Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka nisur detyrën e tij në rezidencën zyrtare në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë pamje teksa trupat e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngrenë flamurin amerikan.

Wendt ndan mesazhin se forcimi i aleancës SHBA-Shqipëri është një hap për një të ardhme më të sigurtë dhe më të begatë për të dy vendet.

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Ëendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”,-theksohet në mesazh./CNA





Lajmet e fundit nga