AKTUALITET /

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Spahiu firmos emrin e Suela Popës si drejtuese e re

Spahiu i ka uruar Suela Popës suksese në detyrën e re, duke theksuar se bashkëpunimi me të gjithë aktorët e sistemit do të jetë pjesë e punës së institucionit nën drejtimin e ri

Shkruar nga Versus

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Spahiu firmos emrin e Suela

Ndryshon drejtimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Suela Popa është prezantuar në detyrën e drejtoreshës së re të institucionit.

Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila ka njoftuar për ndryshimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Spahiu ka vlerësuar rolin e FSDKSH-së në sistemin shëndetësor, duke theksuar se administrimi i institucionit kërkon eficiencë dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike.

Sipas ministres, me drejtimin e ri synohet rritja e efikasitetit në përdorimin e fondeve dhe forcimi i bashkëpunimit me aktorët e sistemit shëndetësor dhe spitalor, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në mesazhin e saj, ministrja falënderoi edhe drejtuesin e mëparshëm të FSDKSH-së, Ilir Topi, për punën dhe kontributin e tij gjatë drejtimit të institucionit.

Spahiu i ka uruar Suela Popës suksese në detyrën e re, duke theksuar se bashkëpunimi me të gjithë aktorët e sistemit do të jetë pjesë e punës së institucionit nën drejtimin e ri./Versus.al

Poll