
Një 18-vjeçar ka përfunduar në pranga në Belsh, pasi dyshohet se ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Shalës. Sipas Policisë, i riu A. N., banues në Belsh, po drejtonte një motomjet pa leje drejtimi kur ka përplasur të miturën.
Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por pas veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë mundur ta identifikojnë dhe lokalizojnë, duke bërë më pas edhe arrestimin e tij.
I riu akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
14-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

