Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjike në Vlorë, komshiu godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon! Shpallet në kërkim 43-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Vlorë, komshiu godet me sëpatë në kokë
Policia në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 26 shtator në fshatin Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Fatos Ymeri, 43 vjeç, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj.

Në momentin që 70-vjeçarja ka hapur derën, 43-vjeçari dyshohet se e ka goditur në kokë me një sëpatë. Si pasojë e goditjes, e moshuara ka mbetur pa ndjenja. Më pas, autori i dyshuar dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra.

Policia dyshon gjithashtu se para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares. Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë materiale sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

Po ashtu policia bën me dije se 43-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj. Dyshohet se ai është edhe përdorues të lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese