web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UEFA “hap thesin”, sa përfitojnë klubet

29 Shtator 2026, 17:25, Sport CNA

UEFA “hap thesin”, sa përfitojnë klubet

UEFA do të shpërndajë rreth 31.5 milionë euro për klubet europiane që liruan futbollistët e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kjo është pagesa e parë e ciklit aktual të Programit të Përfitimeve të Klubeve të UEFA-s, i bazuar në marrëveshjen mes UEFA-s dhe Klubeve Europiane.

Në total, programi parashikon 104 milionë euro për Ligën e Kombeve 2024/25 dhe 2026/27, si dhe për kualifikueset e EURO 2028. Për Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit, klubet përfitojnë 3,845 euro për çdo lojtar dhe për çdo paraqitje në listën e ndeshjes së kombëtares.

Për EURO 2028, kompensimi do të përcaktohet në bazë të ditëve që futbollistët qëndrojnë në dispozicion të përfaqësueseve. Në total, skema përfshin 611 klube nga të gjitha federatat anëtare të UEFA-s, edhe në nivelet amatore.

Klubi që do të marrë shumën më të madhe është Lajpcigu, me rreth 353 mijë euro pasi ka vënë në dispozicion 16 futbollistë. Programi synon të kompensojë klubet për kontributin e tyre në aktivitetet e kombëtareve.





Lajmet e fundit nga