Rruga drejt BE-së, Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Takimi, i organizuar nga Ministrja federale e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer, u përqendrua në ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në forcimin e bashkëpunimit me vendet kandidate.
Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm, i bazuar në merita dhe me përfitime të prekshme për qytetarët në çdo fazë të tij.
Duke folur për prioritetet e Shqipërisë, ai nënvizoi nevojën për një komunikim më të qartë dhe bindës mbi integrimin evropian, që e afron BE-në me qytetarët dhe u shpjegon atyre mundësitë që sjell ky proces. Vëmendje të veçantë i kushtoi brezit të ri, i cili duhet ta ndiejë përkatësinë në familjen evropiane edhe përpara anëtarësimit.
Në këtë drejtim, Ministri theksoi se integrimi gradual duhet të sjellë mundësi dhe përfitime konkrete që përpara anëtarësimit. Ai kërkoi gjithashtu zgjerimin e pjesëmarrjes së vendeve kandidate në punën e institucioneve të BE-së, për t’i përgatitur ato të kontribuojnë në mënyrë efektive që nga dita e parë e anëtarësimit.
Duke iu referuar sfidave të sotme strategjike, Hoxha theksoi se zgjerimi shkon përtej një zgjedhjeje politike.
“Është një imperativ gjeopolitik dhe një investim thelbësor në paqen, sigurinë, stabilitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës”, u shpreh ai.
Ministri ripohoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të përparuar drejt anëtarësimit përmes rezultateve konkrete.
“Ne do të vazhdojmë të sjellim rezultate, të përparojmë mbi bazën e meritave dhe të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt”, tha Ministri Hoxha.
Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari në Cërrik
Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
Pamje nga pallati ku banonte 70-vjeçarja e cila u grabit dhe u abuzua nga një 43-vjeçar në Vlorë
- 17:22 Bombarduesi rus Tu-95 rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor, raportohet për 6 viktima (VIDEO)
- 17:01 Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari në Cërrik
- 16:50 Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
- 16:43 Maqedonia e Veriut: Kemi shkatërruar një grup të lidhur me organizatën terroriste IS-in
- 16:33 Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova që shiste të dhëna të vjedhura
- 16:33 Vendimi i Kushtetueses për Shabanin, reagon Bardhi: Dënoj shtrembërimin e fakteve dhe provave