E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në kodrat e Gorishovës në Cakran, alarmohen banorët

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në Gorishovë të njësisë administrative Cakran në bashkinë Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor të favorizuara nga era duke alarmuar banorët.

Reklamë

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë me vështirësi në terrenin e thyer për neutralizimin e flakëve , të cilat fatmirësisht ndodhen larg zonës së banuar.

Një tjetër zjarr masiv perfshiu ditën e djeshme zonën e Cakranit, në kodrat e Kreshpanit, duke shkrumbuar rreth 2000 rrënjë ullinj dhe djegur një sipërfaqe të kondiderueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.