FOTO/ Brikena dhe Mateo zgjerojnë familjen, zbulojnë emrin e anëtarit të ri

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tyre.
Çifti ka vendosur të adoptojë një qen, duke e bërë atë pjesë të familjes së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Brikena përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi të Mateos së bashku me qenushin.

Në postimin e saj, Brikena zbuloi edhe emrin që kanë zgjedhur për anëtarin e ri të familjes.

“Mirë se erdhe Diva, emrin ia ka lënë Mateo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Me këtë hap, çifti ka ndarë me fansat një tjetër moment nga përditshmëria e tyre, ndërsa Diva tashmë është pjesë e familjes së Brikenës dhe Mateos.


