Akuza e fortë e vendit të NATO-s: Rusia i vë zjarrin Estonisë me dronë tokësorë, sulmi në fabrikë

Nga Xhevahir Qardaku
29 Shtator 2026, 18:06 | Bota

Akuza e fortë e vendit të NATO-s: Rusia i vë zjarrin

Estonia akuzon Rusinë për akte sabotazhi. Konkretisht për zjarrvënie në ambientet e kompanisë së industrisë së mbrojtjes Milrem Robotics, në Talin, më 14-15 gusht.

Ministri i Jashtëm estonez, thotë se informacionet e shërbimit të sigurisë së vendit tregojnë se zjarri i qëllimshëm ishte urdhëruar nga shërbimet speciale ruse. Vendi anëtar në NATO ka njoftuar se, në përgjigje të incidentit, do të thërrasë të ngarkuarin me punë të Rusisë.

Kremlini i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “të pabazuara, të nxituara dhe që nuk përputhen me realitetin”. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Moska nuk i merr seriozisht këto deklarata dhe paralajmëroi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë për të garantuar interesat kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos