Nations League/ UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare John Stones nuk po përjeton momentin më të mirë të tij. Qendërmbrojtësi i Interit është duke u rikuperuar nga një problem muskular në kofshën e majtë dhe duket e vështirë që ai të jetë mes të grumbulluarve nga Chivu për ndeshjen me Parmën në Serie A.
Por nuk është vetëm kjo. Tabloidi britanik Daily Mail bën të ditur se ish futbollisti i Manchester City është dënuar nga magjistratura britanike me një gjobë prej 666 paundë për një incident që ndodhi në muajin maj në Knutsford në Cheshire, pranë Manchesterit.
Kësaj i shtohen edhe shpenzimet për procesin dhe një dëmshpërblim për viktimat prej 386 paundë. John Stones e kishte pranuar se me automjetin e tij. Një Range Rover Urban me vlerë 150 mijë paundë, e kishte kaluar limitin e lejuar me rreth 50km/h.
Dhe jo vetëm kaq, mbrojtësi u pikas nga agjentët teksa ishte duke përdorur telefonin e tij. Ngjarja ka ndodhur në 8 maj, një ditë përpara ndeshjes mes Manchester City dhe Brentford. Përveç sanskionit me gjobë, futbollistit anglez iu hoqën edhe 4 pikë nga patenta.
Top Channel
Nations League/ UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare