Baton Zabërgja: Kosova duhet të nxjerrë mësime para duelit me Izraelin

Sulmuesi Baton Zabërgja beson se Kombëtarja e Kosovës duhet të reflektojë pas disfatës ndaj Austrisë, përpara ndeshjes së radhës kundër Izraelit.

Të lidhura

None found

“Dardanët” synojnë të marrin tri pikët, rezultat që është i domosdoshëm për të ruajtur shpresat e promovimit direkt në Ligën A.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Zabërgja u shpreh se përgatitjet po zhvillohen mirë dhe se atmosfera brenda kampit të Kosovës është pozitive.

“Përgatitja kaloi shumë mirë, pasi të gjithë futbollistët ishin në gjendje të mirë fizike. Edhe atmosfera është e shkëlqyer dhe shpresojmë që në ndeshjen e ardhshme të japim më të mirën tonë”.

Futbollisti kosovar bëri të ditur se ekipi ka studiuar kundërshtarin, ndërsa synimi i vetëm mbetet fitorja.

“E kemi analizuar Izraelin. Bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, ndaj duhet të jemi të përqendruar 100 për qind dhe të kërkojmë fitoren deri në fund. Duhet të reflektojmë pas humbjes nga Austria në këtë grup dhe shpresoj që ndaj Izraelit të fitojmë”.

Zabërgja ka qenë titullar i Kosovës në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.


Quantcast
sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet