Skandalet e qeverisë/ Ina Zhupa me delegacionin e Bundestagut: Korrupsioni, pengesë për integrimin në BE
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistolet&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se kërkesat për dorëheqjen ...
Prej pesë muajsh protestat vijojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga Brukseli kreu i qeveris&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Shalës, në Cërrik. Sipas in...
Kompania “Sigal”, në pronësi të sipërmarrësit Avni Ponari, ka fituar një tender pa garë reale, me vlerë prej...
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, du...
Ka një shprehje që përdoret shpesh; institucionet marrin fytyrën e titullarit. Në fakt, ky është një postulat, i cili ...
Kokainë me vlerë deri në 31 milionë dollarë është zëvendësuar me miell në një sallë gjyqi në ...
Një trup i pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të urës së Farkës. Sipas informacioneve pa...
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet
Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se si funksiononte ky treg, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Të dy vëllezërit e kanë pranuar fajësinë në SHBA. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Arditi pritet ta mësojë masën ndëshkuese në shkurt të vitit 2027.
Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë.
Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve.
Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave që i siguroi ishin edhe ato të një personi nga Pensilvania, identiteti i të cilit u shit pa dijeninë dhe pa lejen e tij.
Kjo blerje ishte pjesë e hetimit që do t’i çonte autoritetet amerikane te dy vëllezër në Kosovë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, të cilët, sipas prokurorisë, e kishin krijuar dhe e administronin tregun ilegal.
Radio Evropa e Lirë ka siguruar dokumentet gjyqësore amerikane, përfshirë aktakuzën dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, që përshkruajnë blerjet e fshehta, gjurmimin e pagesave dhe komunikimet mes administratorëve të tregut ilegal. Ato tregojnë se si funksiononte Rydox, dhe se si u lidh shitja e të dhënave të vjedhura me njerëzit që e drejtonin.
Ndonëse hetimi i FBI-së kishte nisur më 2022, Rydox ekzistonte prej vitesh. Sipas aktakuzës, vëllezërit Kutleshi e administronin tregun e paligjshëm të paktën nga shkurti i vitit 2016.
Me një ndërprerje në mes të viteve 2019-2020, platforma ekzistoi deri në fund të 2024-tës, kur edhe pushoi së ekzistuari pas operacionit të autoriteteve amerikane.
Në vitin 2024, ndaj dy vëllezërve u ngrit aktakuzë me gjashtë vepra penale.
Jetmir Kutleshi e pranoi fajësinë për pikën e tretë të aktakuzës – “Konspiracion për transferimin, posedimin ose përdorimin e një mjeti identifikues”.
Ai u dënua më 2025, ndërsa në masën e shpallur iu llogarit koha prej rreth 12 muajsh e mbajtur në paraburgim. Me përfundimin e dënimit, sipas vendimit, ai parashihej të kthehej në Kosovë dhe t’i kufizohej hyrja në SHBA.
Ndërkaq, vëllai i tij, Arditi, e pranoi fajësinë në shtatorin e 2026-tës, për pikën e parë dhe të gjashtë të aktakuzës: “Konspiracion për pastrim parash” dhe “vjedhje e rëndë e identitetit”.
Ai pritet ta mësojë dënimin në fillim të vitit 2027.
Një shtetas i tretë i Kosovës, Shpend Sokoli, u arrestua në Shqipëri si bashkëpunëtor i vëllezërve Kutleshi, dhe, sipas mediave shqiptare, në majin e 2026-tës u dënua në shkallë të parë me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Radio Evropa e Lirë tentoi të merrte një koment nga avokati mbrojtës i vëllezërve, si dhe nga vetë Jetmir Kutleshi, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.
Për përdoruesit, hyrja në Rydox niste me një adresë emaili dhe një llogari.
Për t’i blerë produktet, ata duhej fillimisht të depozitonin kriptovaluta. Tregu pranonte kriptovaluta të disa llojeve, duke përfshirë Bitcoin-in.
Paratë kalonin në kuleta digjitale, të kontrolluara nga Rydox, ndërsa përdoruesit mund ta shpenzonin gjendjen e llogarisë për produktet e ofruara.
Në katalog kishte të dhëna kartelash bankare, fjalëkalime, dhe kredenciale për hyrje në llogari emaili, për blerje online, apo për llogari në uebsajte për takime romantike.
Shiteshin edhe faqe mashtruese, mjete për dërgimin e mesazheve të padëshiruara, si dhe udhëzues për veprimtari kriminale në internet.
Paketat që bleu burimi i fshehtë i FBI-së njiheshin si “fullz”. Aktakuza i përshkruan ato si grupe të dhënash identifikuese dhe kredencialesh, që zakonisht përdoren për mashtrime financiare.
Pra, blerësit mund të siguronin në një vend të dhëna të vjedhura dhe mjete për t’i përdorur në krime. Dokumentet nuk përcaktojnë çmimin e secilës prej rreth 40 paketave të blera nga burimi i FBI-së – 300 dollarët ishin depozita në llogari, jo domosdoshmërisht shumë e shpenzuar për atë blerje.
Sipas të dhënave në aktakuzë, shtrirja e tregut ishte shumë më e madhe.
Për të përfituar nga Rydox, administratorët u kërkonin pagesë edhe atyre që donin të shisnin të dhëna të vjedhura.
Sipas aktakuzës, një përdorues duhej të paguante një tarifë të njëhershme për t’u bërë shitës. Gjatë funksionimit të Rydox-it, tarifa luhatej nga 200 deri në 500 dollarë, dhe paguhej në kriptovaluta. Më pas, shitësi e caktonte vetë çmimin e produkteve.
Nga çdo shitje, 60 për qind e shumës i takonte shitësit, ndërsa 40 për qind mbahej nga Rydox. Kështu, tregu siguronte të ardhura si nga tarifat e shitësve, ashtu edhe nga shitjet e tyre.
Prapa platformës ilegale kishte edhe punë të përditshme: përgjigje ndaj përdoruesve, pagesa për serverët, përditësime dhe shpërndarje materialesh digjitale apo produktesh.
Sipas pohimit të agjentit të FBI-së, Micah Mayotte, të paraqitur në dokumentin ku kërkohej ekstradimi i vëllezërve nga Kosova, Ardit Kutleshi u përgjigjej kërkesave të përdoruesve, përdorte llogari administrative, dhe paguante domenin dhe shërbimet që e mbanin uebsajtin në funksion.
Jetmir Kutleshi ndihmonte me përditësimin e uebsajtit dhe të serverit, si dhe me një llogari për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve digjitale.
Aktakuza pretendonte, gjithashtu, se të dy përdornin llogari të Rydox-it për të shitur të dhëna të vjedhura për qasje në llogari, faqe mashtruese dhe mjete për mesazhe të padëshiruara.
Veprimtaria pati një ndërprerje nga gushti 2019 deri në shtator 2020.
Nga komunikimet mes administratorëve dhe një bashkëpunëtori, FBI-ja arriti në përfundimin se gjatë asaj periudhe ata punonin për ndryshimin dhe përditësimin e uebsajtit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përke...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të K...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kan...
Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka n...
Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel që po shitet deri në 1.9...
Qytetarët u mblodhën sërish sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në ...
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka rikthyer në vëmendje afatin që Kuvendi i Kosovës ka p&...
Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhsh&...
Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar të hënën, në seancën e tij të parë plenare, një deklaratë lidhur me aktgjyk...
Çështja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë bashkoi partitë politike kosovare në Kuvend. 99 deput...