BOTA

I dënuar me vdekje, për 71-vjeçarin jepet vendimi i pazakontë pas 30 vitesh burg

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2026, 18:06
I dënuar me vdekje, për 71-vjeçarin jepet vendimi i

Tridhjetë vjet burg. Kaq kohë ka vuajtur Douglas Stewart Carter, një 71-vjeçar i dënuar me vdekje për vrasjen e Eva Olesen, tezes së një drejtuesi të policisë, e kryer në vitin 1985. Që prej asaj kohe, burri ndodhet i burgosur në një institucion penitenciar në Utah, në Shtetet e Bashkuara, në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje. Por ai nuk do të ekzekutohet kurrë.

Shkak është bërë rishqyrtimi i çështjes së tij nga autoritetet gjyqësore, të cilat kanë përcaktuar se provat e ADN-së nuk e lidhin atë me krimin. Për këtë arsye, një gjykatës shtetëror ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Vrasja e vitit 1985

Lirimi i tij është bërë me kusht, pavarësisht kundërshtimeve të familjes së viktimës. Carter duhet të mbajë një byzylyk GPS ndërsa pret një gjyq të ri. Gruaja u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre, pjesërisht e zhveshur dhe me duart e lidhura pas shpine. Gjykata e Lartë e shtetit kishte urdhëruar rigjykim vitin e kaluar, duke përmendur veprime të parregullta nga ana e hetuesve.

Carter ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm dhe ka pretenduar disa herë se rrëfimi që kishte nënshkruar i ishte marrë nën presion.

Dëshmitë e rreme

Pavarësisht se nuk kishte prova materiale që e lidhnin atë me vendin e krimit, juria e dënoi mbi bazën e rrëfimit dhe dëshmive të dy dëshmitarëve, të cilët pretenduan se ai, një burrë me ngjyrë, ishte mburrur se kishte vrarë Olesen, e cila ishte e bardhë. Më vonë, të dy dëshmitarët i tërhoqën deklaratat e tyre.

Një analizë e ADN-së, e marrë 22 shtatorin e kaluar, e ka përjashtuar Carter si përputhje të mundshme me gjakun e gjetur në një dorezë dere, si dhe me materialin gjenetik të marrë nga doreza e një thike të përdorur për të goditur me thikë Olesen. Gruaja ishte qëlluar gjithashtu me armë zjarri.

Dalja nga burgu

Carter doli nga burgu në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, më 28 shtator, i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona sportive gri, ndërsa syzet i kishte varur në qafë. Pranë tij, djali i tij, Tyler Anger, shtynte një karrocë me jastëkë, batanije dhe sende personale.

Carter buzëqeshi, ndërsa njëkohësisht përpiqej të fshihte fytyrën pas disa fletëve. Ai nuk foli me pak gazetarët që ndodheshin jashtë burgut dhe hipi në një makinë së bashku me djalin dhe avokatin e tij mbrojtës. Një gjykatës e ka urdhëruar të mos ketë asnjë kontakt me familjen e Olesen. Për vitin e ardhshëm është parashikuar një gjyq i ri, i cili pritet të zgjasë dy muaj. Prokurorët e qarkut kanë bërë të ditur se kanë tërhequr njoftimin me të cilin deklaronin synimin për të kërkuar dënimin me vdekje.

Arratisja dhe arrestimi

Në prill të vitit 1985, sipas dokumenteve të gjykatës, Carter u arratis nga Utah, pasi besonte se ishte nën hetim për një çështje tjetër sulmi. Ai u arrestua në qershor të po atij viti në Nashville, Tennessee, ku nënshkroi një rrëfim gjatë marrjes në pyetje nga një detektiv. Më vonë, Carter deklaroi se kishte firmosur një rrëfim të rremë, pasi policia e kishte kërcënuar vazhdimisht. Ai u dënua me vdekje në përfundim të një procesi gjyqësor, gjatë të cilit mbrojtja nuk thirri asnjë dëshmitar. Ai u dënua sërish pas një gjyqi të ri në vitin 1992 dhe, gjatë viteve që pasuan, gjykatat e Utah-s rrëzuan një sërë ankimesh të paraqitura prej tij. Një kthesë në çështje ndodhi në vitin 2011, kur dy dëshmitarët e procesit të Carter u gjetën në Meksikë dhe treguan se u ishte thënë të gënjenin në gjykatë, në këmbim të parave dhe dhuratave nga policia. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime